BOTA

Rezoluta e Senatit amerikan, Arabia Saudite: E papranueshme

09:24 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arabia Saudite denoncoi rezolutën e Senatit amerikan, në të cilën ajo akuzon princin e Kurorës si urdhërues të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, si “ndërhyrje flagrante” në punët e brendshme të Mbretërisë.




Prej kësaj rezolute, administratës Trump i kërkohet që t’i japë fund mbështetjes ushtarake ndaj Riadit në luftën kundër milicisë Houthi në Jemen.

“Pozicioni i fundit i Senatit të Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi akuza pa baza, është një ndërhyrje flagrante në punët tona të brendshme dhe rolin e Mbretërisë në nivelet rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Ministria e Jashtme saudite.

“Mbretëria e ka thënë dhe më parë, se vrasja e qytetarit saudit Jamal Khashoggi është një krim tragjik që nuk pasqyron politikën e Mbretërisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Rezoluta u miratua me 56 vota pro, ndërsa 41 senatorë votuan kundër saj.

Draft-rezoluta e propozuar nga senatori i pavarur Bernie Sanders dhe republikani Mike Lee, ka fituar në popullaritet pas vrasjes së Khashoggit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.