BOTA

Bombë televizionit “SKAI”, policia: Ata donin të rrafshonin ndërtesën

08:27 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer jashtë televizionit grek “Skai”, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.




Policia deklaroi se shpërthimi ndodhi në orën 02:35 jashtë televizionit,  në një zonë bregdetare pranë Athinës.

Më herët një telefonatë paralajmëruese nxiti autoritetet të evakuonin ndërtesën.

Burimet e policisë thonë se autoret dyshohet se iu afruan stacionit televiziv me motor dhe e kishin bombën në një thes.

Shpërthimi ka qene aq i fuqishëm sa dëmi material ka shkuar deri në katin e pestë të ndërtesës.

“Ata donin të rrafshonin ndërtesën,” shprehet policia.

Bomba ishte vënë jashtë ndërtesës, në trotuar përballë hyrjes së objektit, rreth shtatë metra larg.

Autorët kanë vepruar në një zonë pa kamera, duke planifikuar gjithçka në detaje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.