POLITIKË

Bojkoti i Kuvendit, Kryemadhi: Mandatin tim e kam marrë me gjak

22:20 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Unë mandatin tim e kam marrë me gjak. S’ma ka dhënë as Lulzim Basha dhe as Rama “, kështu është shprehur kryetarja e LSI Monika Kryemadhi teksa fliste për bojkotin e opozitës në Kuvend.




E ftuar në Neës24 Kryemadhi e justifikoi praninë e saj të enjten me faktin për t’i dhënë një mundësi Edi Ramës për të plotësua kërkesat e studentëve.  Ndërsa ajo shtoi se  seanca e së premtes do të jetë për kauzën e opozitës, konkretisht vetingu në politikë.

 “Nuk është e kollajshme për shoqëri hir të së vërtetës. Është një realitet shoqëror i kapur. Kemi një të frustruar dhe të intimi duar. O do shpërthejnë dhunshëm fare, por mendojmë se kjo nuk është e duhura.

Ka një zgjidhje të lehtë dhe ajo është largimi i Ramës. Unë mandatin tim e kam marrë me gjak. S’ma ka dhënë as Lulzim Basha dhe as Rama. Djegia e mandateve do të digjet bashkë me Edi Ramën.

Unë do të digjem bashkë me Edi Ramën. Nuk do të digjet kur ka dëshirë Rama apo Gramoz Ruci. Ditën e enjte jemi në Parlament për t’i dhënë shansin Edi Ramës që tu plotësojë kërkesat, s’i plotëson 8, të paktën ti plotësoj 6. Të premten do të jemi për kauzën tonë, vetingun në politike”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.