Show-Bizz

Jessy Matador në Shqipëri për “Krishtlindje në Tiranë”, emocionet e rikthimit

15:20 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Na ndajnë vetëm pak ditë larg magjisë që do të dhurojë spektakli i fundvitit “Krishtlindje në Tiranë”. Dje në orët e para të mëngjesit mbërriti këngëtari me famë europiane Jessy Matador, i ftuari special i Sokol Gugës në eventin e përvitshëm që u jep edhe më shumë madhështi festave. Matador që do marri pjesë në këtë ngjarje artistike të kryeqytetit tregon ekskluzivisht për “Gazeta shqiptare” për ardhjen në Shqipëri, momentet më të bukura dhe më të sikletshme në skenë, performancat live, pritshmëritë që ka për spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”, si dhe projektet që ka në duar e surprizat që ka rezervuar për fansat në 2019. Artisti i famshëm pohon se ndihet i nderuar që do performojë në megaspeltaklin e fundvitit si dhe pret të marri energji pozitive nga publiku. Ai nuk i ka problem performancat live duke qenë se që i vogël e ka përjetuar magjinë e skenës si dhe ka qenë i apasionuar fort pas asaj që donte. 2011 e ka njohur me Shqipërinë, në veçanti me bregdetin ku dhe ka kënduar në klube. Është kënaqësi të rikthehesh përsëri thotë Jessy. Sa i përket momenteve të sikletshme në skenë ai ndan me ne eksperiencën që pati në Eurovizion, ku dhe, përfaqësonte Francën. Matador na zbulon gjithashtu, surprizën që do u bëjë fansave. Të gjithë ata që e duan muzikën e tij do kenë shumë shpejt albumin e gjigandit europian. E ndërsa dëgjon me vëmendje të ftuarin, producenti dhe regjisori i “Krishtlindje në Tiranë” premton show natën e spektaklit dhe një sërë surprizash e të ftuar të tjerë. Spektakli do të mbahet më datë 18 tetor në sallën e madhe “Çesk Zadeja” dhe do të transmetohet në kanalin T-HD në DigitAlb. Do vij për ju një mbrëmje e mbushur me plot emocione dhe magji. Deri në prekje të kësaj nate ne i urojmë regjisorit dhe producentit Guga shumë suksese!




Jessy Matador në Shqipëri. Pse ke ardhur?
Jam këtu për shkak të ftesës së Sokol Gugës dhe ndihem mjaft i nderuar që do të jem pjesë e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”.
A kishe dëgjuar më parë për Tiranën? Si të duket?
Po, natyrisht që kisha dëgjuar. Kam qenë në Shqipëri edhe më parë. Kam shkuar në Vlorë për të performuar në një nga klubet e natës në vitin 2011.
Momenti më i sikletshëm në skenë? Po më i bukuri?
Momenti më i sikletshëm në skenë ka qenë kur përfaqësoja Francën në Eurovizion. Kisha emocione, aq shumë saqë nuk arrija të isha i sigurt se çfarë do të bëja.


Oferta më e çuditshme që ke marrë për të performuar?
Një ofertë e çuditshme ka qenë pas një koncerti, kur një burrë më ka kërkuar të kryej marrëdhënie me një femër, e cila e kishte kërkuar vet.
Si arrin një artist të këndojë “live” gjithë natën?
Unë e kam shumë të thjeshtë pasi kam filluar që i vogël me këtë punë. Është gjëja që dashuroj më tepër në këtë jetë dhe e bëj me shumë pasion.


Cilat janë pritshmëritë që ke për spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”?
Pritshmëria e vetme që kam është të pritem mirë nga publiku dhe të jap maksimumin tim. Gjithashtu, të marr energji pozitive edhe pse e di që nuk do të mungojë.
Projekti që ke momentalisht në duar? Kur do vijë për publikun?
Në vitin që vjen unë publikoj albumin tim të parë. Në janar del kënga e parë e këtij albumi. Bashkëpunime me këngëtare si Konshens Omar etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.