POLITIKË

Kryemadhi flet si studente: Protesta do vijoj, pavarësisht festave

22:03 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në News 24, është shprehur se protesta e studentëve do të vijoji dhe në ditët në vazhdim pavarësisht festave të fundvitit.




Edhe pse kjo protestë nuk është e politizua, Kryemadhi pohoi se edhe LSI si gjithë forcat e tjera politike është brenda protestës së studentëve.

Nuk mbaron protesta sepse për hir të vërtetës jemi mësuar të shijojmë një ton të fortë politik. Ndjejmë një kënaqësi kur njerëzit protestojnë kundër Edi Ramës. Pjesa më e madhe e atyre studentëve u kanë thënë se do ju heqim prindërit nga puna, por ata nuk e kanë vrarë mendjen dhe vijojnë protestat. Si gjithë partitë e tjera jemi dhe ne brenda protestës.

Unë do t’i suportoj studentët sepse janë drejt zotit të tyre. Do t’i supertojmë edhe me veprime ligjore. Gabimet tona kanë kosto, por do mësojmë nga ato. Protestat do vazhdojnë edhe pse shumica prej studenteve janë nga rrethet dhe do ikin për festat, por ka studentë që jetojnë këtu”-tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.