SHËNDET

Kurat më të mira për dhimbjet e fytit

15:31 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi në sezonin kur sëmundjet janë tepër të përhapura. Një ndër sëmundjet më të shpeshta është dhe dhimbja e fytit, e cila shoqërohet me sëmundje të ndryshme, duke filluar nga infeksionet e deri tek problemet e frymëmarrjes.
Pavarësisht se kjo patologji zakonisht nuk është alarmante, mund të duhen disa ditë që të zhduket dhe vetëm në disa raste mund të çojë në komplikime. Ekzistojnë disa kombinime popullore të cilat mund t’ju ndihmojë ta kaloni më shpejtë sëmundjen si dhe të ndihmoni dhe imunitetin e trupit tuaj.




Kripë dhe ujë
Bërja e gargarës me një përzierje kripë dhe ujë është një nga mjetet më të vjetra për të lehtësuar një dhimbje të fytit. Ky ilaç ndihmon për thithjen e ujit nga qelizat mukoze, të cilat bëhen të përflakura kur një infeksion është i pranishëm. Keni nevojë për një lugë çaji kripë, që të shkrihet në një gotë ujë në temperaturën e dhomës. Bëni gargarë për të paktën 40 sekonda. Mos e përdorni përzierjen më shumë se 3 herë në ditë.

Mjaltë dhe kanellë
Kombinimi i këtyre dy përbërësve është një ilaç i shkëlqyeshëm për të pastruar fytin, duke eliminuar viruset që shkaktojnë acarim dhe infeksion. Kanella ka veti të shkëlqyera antioksiduese dhe antiseptike. Miksoni 2 lugë mjaltë me 1 lugë çaji pluhur kanelle. Shkrijini të dy përbërësit në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni.

Hudhër
E përdorur në gatim, hudhra është gjithashtu një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë në botë. Ajo shkatërron qindra viruse dhe baktere dhe stimulon pastrimin e traktit respirator. Konsumoni hudhër të papërpunuar për të shijuar vetitë e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.