SPORT

Largimi i Mourinho nga United, ja 4 emrat për ta zëvendësuar

19:01 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jose Mourinho nuk do të jetë trajner i Manchester United. Humbja 3-1 ndaj Liverpool mbushi kupën e portugezit në “Old Trafford”, me “Special One” që vendosi që dorëheqja do të ishte rruga e duhur.




Pas këtij skenari, posti i trajnerit te Manchester United do të jetë vakand dhe drejtuesit kanë nisur hulumtimet për gjetjen e pasuesit të tij. Ish-futbollisti i United, Michael Carrick është kandidatura potenciale për të marrë frenat e ekipit. Megjithatë, mediat britanike kanë nisur punën për të gjetur United “post-Mourinho”, duke lakuar emra të mundshëm për të drejtuar nga “Old Trafford”.

Ole Gunnar Solskjaer: Norvegjezi është një emër mjaft i dashur në ambjentin e United. Ai ishte pjesë e skuadrës së famshme përpara viteve 2000, teksa ishte autor dhe i golit të fitores në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1999. Momentalisht Solskjaer drejton skuadrën norvegjez të Molde.

Zinedine Zidane: Zizu është padyshim emri që intrigon çdo tifoz të Manchester United. Suksesi në Champions League për 3 vite radhazi me Realin e Madridit ka rritur influencën e francezit në botën e trajnimit dhe “Old Trafford” shihet si opsion.

Arsene Wenger: Një tjetër emër që lakohet për të marrë çelësat e skuadrës është dhe ai i francezit që bëri historinë te Arsenali. Vetëm pak muaj pasi u largua nga “topçinjtë” Wenger është gati të nis një eksperiencë të re dhe United mund ta bindi.

Antonio Conte: Nëse kjo hipotezë realizohet do të ishte skenari i filmit më të çmendur. Italiani ishte pasuesi i Mourinho te Chelsea dhe lakohet sërish për të zëvendësuar portugezin, por këtë herë në stolin e United. Mbetet të shihet por gjasat janë të mëdha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.