Kryesore

Ligjin i arsimit, Kryemadhi: LSI e votoi me gjysmë zemre

21:27 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar në News24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe protestën e studentëve.




Gjithashtu, Kryemadhi komentoi edhe deklaratat e Ramës, i cili e quan “Doktoresha e Shkencave”. Kryetarja e LSI tha Rama ka kompleksin se në 5 vite ja hodhi fajin LSI, por doli se shushunja ishte vetë.

Duke folur për votimin e ligjit të arsimit dy vite më parë, Kryemadhi u shpreh se LSI ka përgjegjësinë e saj dhe se kur ka votuar e ka bërë me gjysmë zemre.

“Mbas protestave qëndron çdo shqiptar që ka problem. Edhe FRESSH ka pjesën përbërës në protestë. Nuk është protestë protestë partiakë, por kërkesat janë politike. Aty sheh të kapur dorë për dore FRESSH-istin me LRI-istin.  Nuk është ndonjë titull i keq. Ndjen kompleksin që ka vetë se në 5 vite ja hodhi fajin LSI. Doli që shushunja ishte vetë. Demaskimin më të madh që i kanë bërë studentët Ramës nuk ja ka bërë politika në 20 vite. Në rrejtët sociale do gjesh meme qesharake që tregojnë nivelin  ku ka rënë kryeministri.

Nuk i shmangemi votimit të reformës në arsimit dhe kemi përgjegjësisë tonë. Të gjitha grupet e LSI kanë qenë kundër arsimit të lartë. Ne kemi bërë një debat të pa parë. Ne votuam me gjysmë zemre.  Aktet nënligjore nuk kanë fare lidhje me arsimin e lartë. Ligji i arsimit të lartë nuk është zbatuar fare. Besimi në sistemin arsimor është shkatërruar”.- tha Kryemadhi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.