OPINION

Ngërçi i shpresës

19:33 - 18.12.18 Panajot Barka
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kështu do të mund ta cilesonim greven e zgjatur të rinisë studentore.




Lë ta nisim nga deklarata e Ramës, se ajo i dha një shuplakë qeverisë dhe grusht opozitës. Mendoj se koncepti i Ramës pranon një të vërtetë, por jo të plotë, por gjithsesi të diferencuar. Dhe tek ky diferencim, të ngritur tek termat popullore “shuplakë” dhe “grusht”, kërkon të ndërtojë epersinë e luftës së vet politike në këto momente të vështira dhe deliklate.  Në fakt, greva e studenteve tregon ditë për ditë se politika, ajo politikë rreth të cilës vërtiten punët e shtetit dhe përcaktohen fatet e njerëzve ka rrenë. Njëkohësisht  greva studentore evidenton me forcë pamundësinë e gjetjes së rrugës që i duhet shpresës për zgjidhjen e krizës. Në këtët kuptim nuk është fare e mjaftueshme dorëheqja ta zëmë e qeverisë. Kjo se e njejta krizë ka vijimësinë në rrugën poltike të opozitës dhe populli nuk është më i gatshëm të zgjedh midis dy të keqijave, të keqën më të vogël. Pra, situata është shumë më e rendë se ajo që duket dhe e skicuar rendom sipas parimit demokratik të ballafaqimit politik pozitë-opozitë.

Lë t’i analizojmë tre aktorët në skenën e kësaj situatë dhe të marrim në konsideratë dhe aktorin bazë, popullin e gjerë në heshtje.

Një nga këta aktorët, i sapo dalë në skenën publike, por që zotëron potenciale të mëdha në arenën politike, është rinia studentore. Ajo që mbeti në vend, por gjithmonë si derivat i asaj moshe që ka sjellë ndryshime cilësore në historinë e njerëzimit. (Shënojmë se ka rendësi. Sipas përvojës historike këto ndryshime arrihen kur kauza  e rinisë dhe elitës prijese kthehen në kauzë të popullit dhe të shoqërisë së civilizuar)

Rinia jonë studentore është vërtet në grevë. Por “Kauza” e saj  përmblidhet në 8 pika të cilat, bashkë me qartësinë kanë paqartësinë, sipas rastit herë shtohen e herë pakësohen. Studentët ngulin këmbë se kërkesat e tyre nuk janë politike, pavarësisht se i drejtohen politikës. Studentët në “pavarësinë” dhe “distancimin” që duan nga politika tregojnë se janë të ndërgjegjshëm për “infeksionin” që mund të pesojnë ata dhe “kauza” e tyre nga infiltrimi politik në lëvizjen e tyre i gjithë spektrit të politikës.

Nuk është vetëm ky fakt që pengon evoluimin e kauzës studentore. Më shumë duhet kërkuar tek fakti se vet spektri politik ka frikë nga zhvillimi i kësaj kauze jashtë kornizës së lejuar nga politika e instaluar në vend. Kjo frikë bëhet më evidente po të kemi parasysht falementimin e kësaj politike që mbahet ende në këmbë për shkak se i duhet krimit, korrupsionit, padresjtësisë dhe imoralitetit shoqëror e shtetëror. Duket qartë kjo dhe tek fakti se lëvizja jonë studentore, është ndoshta e para që jo vetëm nuk ka një kauzë të qartë, por nuk prodhon dot as edhe një udhëheqje solide që të mund të drejtojë apo të marrë përgjegjësi të mëdha, për mgjithë shoqërinë

Kjo të kujton në fakt funksionin e Komiteteve të Shptimit Publik në krizën e shtetit të renë të 1997. Përsa kohë Komitetet i duheshin spektrit politik të opozitës për të eliminuar pushtetin e shtetit të Sali Berishës, veprimtaria e tyre inspirohej nga ky spektzer opzitar deri në veprime ekstreme. Ama, po ky spekter nga ana tjetër nuk lëjonte që Komitetet të unifikoheshin. Ndërkohë dhe këto Komitete deklaronin se ishin jashtë ndikimit politik. Ndërkohë, kur erdhi momenti që faktori ndërkombëtar tentoi të provonte mundësinë e shndërrimit të Komiteteve në forcë politike pushteti, këto parti dërguan në takimin e Komiteteve me faktorin ndërkombëtar nivelin më të ulët të mundshëm përfaqësimi, me pasojë, faktori ndërkombëtar konstatoi thjesht pamundësinë e mbështetjes tek Komitetet për të gjetur zgjidhjen e krizës shqiptare. Pas kësaj, kërkesa përmanente e Komiteteve për eleminimin total të pushtetit të Berishës, u shndërrua në një kauzë vetasgjesuese për vetë ato deri sa erdhi në pushtet opozita dhe anëtarët e Komiteteve dhe aktivistë të tjerë pranë tyre fituan nga ndonjë post në shtetin e ri që nuk lindi dot.

Në këtë realitet, stanjacioni i kërkesave të studenteve, si shprehje e kembënguljës së tyre për t’i zgjidhur ato në total nga qeveria, has përditë qëndrimin statik të kryeministrit për t’u ulur në dialog. Në fakt kryeministri përballon rezistencën e studenteve për zgjidhjen e kërkesave të studenteve duke mbajtur në këmbë një taktikë kontradiktore. Ai pranon drejtësinë e 8 kërkesave të studenteve dhe është gati , siç thotë, për t’i zgjidhur ato. Por, duke iu referuar parimeve demokratike, ai i kërkon studentët për dialog dhe jo për të negociuar me ta. Kontradikta qëndron tek fakti se përderisa ai është gati për t’i zgjidhur kërkesat e studenteve, përse atëherë i kërkon për dialog? Përse nuk paraqet një platformë të vetin se si e mendon ai zgjidhjen?  I fton për dialog kur e di që ata nuk i shkojnë. (Nuk kanë udhëheqje, qartësi perspektive dhe kanë frikë se “do të munden” nga bashkëbiseduesi i tyre). Nuk lëjohen të shkojnë për dialog dhe ushqejnë stanjacionin gërryes për kërkesat e tyre për shkak të frikës së spektrit politik nga evoluimi politik i lëvizjës së studenteve, i të vetmës forcë që nuk kontrollohet nga krimi në çdo lloj formë të shfaqjes së tij.

Por ky stanjacion, krijon rrezikun se lëvizija aktuale studentore e cila po zhvillohet në kushtet e nëvojës imediate për ndryshime radikale në sistemin politik, qeverisës e shtetëror në vend, do të degjenerojë para aleancës së qeverisë me faktorin kohë. Ajo ka rrezik të mbetet në histori si një ballafaqim dhe garë parullash dhe memesh, si një shpresë zhgënjyese që nuk zgjidhi dot as kerkesat e vet studenteve, as kurrupsionin në universitete, as shndërrimin e tyre në institucione të dijës dhe të kërkimit shkencor, as në forume të mendimeve dhe ideve të lira, demokratike dhe garantuese të ardhmerisë së shoqërisë, as në reformime radikale të sistemit politik. Do të riciklojë për pak kohë të njëjtin spekter politik me po ato probleme, ose do t’u garantojë forcave të këtij spektri kohën për të bërë retushimet e duhura për të shtirë në kohë krizën e tyre të thellë.

Nga ana e vet kryeministri Rama, pranoi sfiden e studenteve. Hoqi nga pararoja e përballimit të studenteve Ministren, e cila në fakt, ndryshe nga Kryeministri, tregoi se ishte gati të përballej me studentët në çdo formë (ajo shkoi në zëmër të grumbullimit studentor për të dialoguar me ta pavarësisht se nuk e pranuan) dhe mori përsipër personalisht çdo gjë. Memet, batutat, studiot televizive, rrjetet sociale, daljet publike, dialogun e tentuar apo të venë në dyshim. Asnjë faktor tjetër partiak apo qeverisës nuk mirret me çeshtjen. Arma e tij e vetme mbeti kërkesa për dialog. Edhe pse nuk e fsheh frikën ai tregon se ka besim se do t’ja dalë. Besimi mësa duket i buron nga pervoja e gjatë e ballafaqimeve politike të fituara, në parti, në bashki, në qeveri. Por duket që ai nuk ka parashikuar se kësaj here ka përballë, jo një forcë politike, jo kundërshtarë brenda partisë, por një forcë vitale. Në këtë kuptim Rama e shikon fitoren e tij në aleancën e interesave me opozitën të vena në rrezik nga lëvizja e studenteve. Lëvizja e cila mund të kthehet në një shpresë reale nëse del frontalisht kundër sistemit politik në terësi dhe imponon reformin total të tij. (Në këtë drejtim intelektualët duhet të ndihmojnë studentët të lenë në hije gjithë spektrin politik. Dhe kjo arrihet përmes një kauze që i intereson dhe shpreh gjithë shoqërine).

Kjo, taktikë deligjitimiton në rolin e vet dhe opozitën, kauza e së cilës përmblidhet në synimin e pushtetit, por që është e ndërgjegjshme se nga mekatet e së kaluarës dhe nga mungesa e një përspektive të qartë shtetërore nuk mund ta ndihmojë as lëvizja studentore.

E gjithë kjo vërtetohet nga fakti se faktori i katërt, masat e gjerë popullore, tej rinisë studentore, janë pasivë, pa pjesëmarrje dhe pa shpresë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.