Nostalgji

Nostalgji/ Blackberry, “vesi” i ri i VIP-ave

16:00 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Nostalgji/ Blackberry, “vesi” i ri i VIP-ave




Përdoruesi më i famshëm i ‘Blackberry’-t në planet është Barak Obama, presidenti i SHBA-së, për të cilin u shpik edhe Barrackberry, duke e kthyer në Presidentin e parë në historinë amerikane që i është lejuar të mbajë telefonin e tij të preferuar (edhe pse është posaçërisht i pajisur me elementë sigurie të veçanta dhe vetëm një numër shumë i ngushtë bashkëpunëtorësh e kanë adresën e tij). Liderët shqiptarë vërtet nuk kanë “mundësinë” të kenë një telefon të personalizuar si Obama, por ama, asnjë gjë nuk i pengon të bëhen fansat e ‘Blackberry’, duke ndjekur kështu trendin e presidentit amerikan. Në fakt, i pari që e ndoqi “vesin” e Obamës është kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili gjatë një mbledhjeje qeverie madje foli jo pak për risitë e teknologjisë dhe përqafimin që ai u bën atyre, siç është edhe telefoni, të cilin edhe e ka ekspozuar në këtë foto.

Sëmundja ngjitëse më tej do të kalonte tek një nga fansat më të zellshëm të Obamës në Shqipëri, lideri i Partisë G99, Erion Veliaj, i cili është edhe redaktor politik i librit në shqip “Guximi për të shpresuar”, i presidentit të parë me ngjyrë në SHBA. Veliaj ka pozuar në këtë foto madje njësoj si Obama, duke vepruar me telefonin e tij, apo siç quhet ndryshe, “zyra lëvizëse” (e cila në Shqipëri ofrohet nga kompania celulare Vodafone). Më i riu në këtë treg tendencash duket se është lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama. Prej vitesh ai shfaqej me telefonin e tij besnik ‘Nokia’, ndërsa ka pak kohë që edhe ai është bërë përdorues i ‘Blackberry’-t. Thuhet se ky telefon kthehet në një ves për të gjithë. Madje, kryeministri britanik David Cameron teksa u përgjigjej pyetjeve të opozitës në parlament, iu desh t’u kërkonte ministrave të tij të hiqnin duart nga ‘Blackberry’-t dhe të dëgjonin shpjegimet e tij. Urojmë që të mos ndodhë kjo gjë me liderët tanë!

Ky shkrim u botua më 11 Shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.