KULTURË

Prezantohet Laboratori i ri Qendror i Restaurimit

16:15 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi dje Laboratorin e Ri Qendror të Restaurimit si strukturë e re ku do të përqendrohen proceset e Restaurimit jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe jashtë. Ky prezantim u bë në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave Ardit Bido dhe kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ram Manaj në vazhdimësi të bashkëpunimit mes dy institucioneve për restaurimin e dokumenteve. Laboratori i Restaurimit ka për qëllim konservimin, rimëkëmbjen, rehabilitimin, rikuperimin dhe shpëtimin e dokumenteve të dëmtuara për konsolidimin e dokumenteve të rëndësishëm, kulturore, historike, nga ana fizike dhe estetike.




“Degradimi i dokumenteve na bën bashkë me një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për të ruajtur historinë tonë duke i shpëtuar dokumentet nëpërmjet metodave të reja të modernizuara me mjetet dhe teknologjinë e përdorur për restaurim, ku ka siguruar fondet e domosdoshme (nga buxheti i shtetit) për të kryer investime në këtë Laborator. Ky investim për pajisjet dhe mjetet e punës më bashkëkohore, dhe mbi të gjitha në trajnimin e punonjësve në laboratorët më të mirë të huaj, mundëson hapjen e rrugës që çdo dokument i historisë kombëtare, qoftë në Shqipëri, në trungun kombëtar a në diasporë” -tha Bido.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ram Manaj e cilësoi restaurimin e dokumenteve si e ardhmja e Arkivit dhe ndihmesë për studiuesit si pjesë e ruajtjes së dokumentacionit.
Në fund të prezantimit përgjegjësja e sektorit të Restaurimit shpjegoi proceset që kalon një dokument gjatë fazës së restaurimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.