Kronikë

Detaje/ Si u arratis nga burgu grek shqiptari, policia: Është shumë i rrezikshëm

09:00 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet greke kanë dhënë më tepër detaje mbi arratisjen nga burgu të 37-vjeçari Bledi Shkurtaj. Nga hetimet paraprake ai ka prerë hekurat e qelisë me një limë dhe me ndihmën e një shqiptari tjetër.




Vetëm një roje që kishte turnin e natës nuk e ka pikasur shqiptarin, ndërsa 37-vjeçari ka mundur të largohej pa rënë në sy. Tentativë për tu arratisur nuk i ka shpëtuar dot shqiptari tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 4 të mëngjesit të së martës nga rajoni i Policisë së Atikës Perëndimore, në Menidhi të Athinës.

Bledi Shkurtaj kishte vetëm pak ditë që ishte transferuar në këtë ndërtesë, ndërsa priste vendimin përfundimtar se ku do të vuante dënimin.

Autoritetet greke e cilësojnë atë person tepër të rrezikshëm. 37-vjeçari akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e një personi dhe për disa grabitje të armatosura.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.