Rajoni

Dyshohet se djali vrau studenten greke, familja e shqiptarit largohet nga ishulli. Nëna në spital

11:56 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familja e Aleksandër Lucës, një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares greke Eleni Topaloudi është larguar nga ishulli i Rodos ku jeton prej vitesh. Ata kanë braktisur shtëpinë ku jetonin pasi presioni për ta është shumë i madh dhe nuk mund ta përballonin qëndrimin aty.




Sipas mediave helene prindërit të riut shqiptar ishin shembullorë dhe punonin shumë për të nxjerrë bukën e gojës. Po sipas mediave greke nëna e të riut shqiptar është shtruar në spital në gjendje shoku, pasi mësoi se çfarë kishte ndodhur.

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur para 3 javësh në Greqi. Aleksandër Luca foli për një televizion grek nga qelia e burgut ku qëndron, duke përsëritur thirrjen e tij se është i pafajshëm.

Që në krye të herës, ai ka pranuar përfshirjen në krim, por tha se studenten 21-vjeçare Eleni Topaloudi e dhunoi dhe e hodhi në det shoku i tij Manolis Koukouras. Ky i fundit ndodhet gjithashtu në të njëjtën qeli me shqiptarin. Ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, shkruajnë mediat greke. Dy të rinjtë akuzohen se kanë dhunuar me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe më pas trupin e saj e hodhën në det.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.