Show-Bizz

E bukur dhe plot nur, Almeda tregon barkun e rrumbullakosur

14:29 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak muaj më parë, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman bënë të ditur se shumë shpejt do të bëhen prindër. Madje, bukuroshja shqiptare dhe aktori i njohur zbuloi edhe gjininë e bebit, ndërsa na treguan se familja e tyre do të shtohet me djalë.




E ndërsa ishim kuriozë të gjithë për të parë se si ka ndryshuar Almeda, ja ku vjen një foto e çiftit.
Almeda shkëlqen në muajin e pestë të shtatzënisë, e veshur me një fustan të zi, ndërsa duart përkëdhelin barkun e rrumbullakosur. Ajo qëndron krah të shoqit, i cili duket shumë i lumtur për vizitën e saj në punë. Kujtojmë këtu se dy ditë më parë bashkëshorti i saj festoi ditëlindjen dhe Almeda i bëri një surprizë.

“Kjo është ditëlindja e fundit që po kalojmë së bashku vetëm si çift. Vitin tjetër, djali do të jetë na bashkohet dhe mezi presim” – u shpreh bukuroshja shqiptare.
Duket se Almeda ka nisur edhe me përgatitjet për ardhjen në jetë të vogëlushit dhe sot tregoi se ka zgjedhur edhe karrocën e bebit.

Ish-Misi shqiptar Almeda Abazi pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, rreth muajit prill.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.