AKTUALITET

Këshilla kur udhëtoni në rrugë më dëborë

11:07 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia Rrugore ka dhënë disa këshilla për drejtuesit e automjeteve, pasi pjesa një pjesë e konsiderueshme e vendit është mbuluar nga reshjet e dëborës.  Sipas policisë dëbora dhe ngricat tashmë janë prezente në rrugët verilindore dhe në juglindje të vendit.




Ndaj përpara se të nisni në udhëtim ndërroni gomat nga verore në dimërore. Hiqni dëborën komplet nga makina juaj dhe evitoni manovrat e ashpra. “Butësia” është çelësi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.

Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.

Në disheza, përdorni frenimin motori si dhe qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.
Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.

Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se dëbora, sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit e mjetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.