SHËNDET

Nuk kujtoheni të kujdeseni për veten? 20 këshilla për ta bërë atë rutinë

14:15 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumica prej nesh dëshirojmë të kujdesemi mirë për veten tonë dhe ne e dimë se rutinat e mira dhe parandaluese të vetëkujdesit janë mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Por mund të jetë, gjithashtu, dërmuese, stresuese, dhe kërkon kohë për të kujtuar të gjitha gjërat që duhet të bëjmë. A keni pirë ujë të mjaftueshëm? A keni marrë një minutë për të medituar? A nuk duhet të ngrihesh dhe të ecësh? Kur hera herën e fundit që keni ngrënë? Apo flini tetë orë? Sa kohë keni qenë ulur në tryezën tuaj? Duke ditur se nuk keni bërë asnjë nga këto veprime të vetëkujdesit, mund të ndiheni jashtëzakonisht të stresuar – pikërisht e kundërta e efektit që vetë-kujdesi duhet të ketë. Gjëja e fundit që iu duhet është të stresoheni. Por kur ju keni një orar të zënë, është e vështirë të qëndroni të përgjegjshëm qoftë edhe për veten tuaj, dhe kështu është e lehtë të lini mirëqenien tuaj dhe shëndetin – të rrëshqasë. Dhe kjo është kur problemet shëndetësore – të shkaktuara nga stresi, zakonet e dobëta të të ngrënit, mungesa e stërvitjes ose diçka tjetër – mund të zhvillohen. Për fat të mirë, ka shumë truke për t’iu ndihmuar të kujdeseni për veten. Ata ndihmojnë të largoni stresin duke ju ndihmuar të ndërtoni një rutinë të shëndoshë të vetë-kujdesit dhe duke e bërë atë një zakon që është më i lehtë të mbahet. Këtu janë vetëm disa ide dhe aplikacione që mund të ndihmojnë automatikisht që vetëkujdesi të bëhet prioritet – pavarësisht nëse keni dy minuta ose dy orë kohë:




1. Mos bëni asgjë për dy minuta
2. Dëgjoni tinguj të valëve të detit apo pikave të shiut në aplikacione të ndryshme
3. Ngrihuni dhe bëni një shëtitje jashtë.
4. Qëndroni të hidratuar me aplikacione si iDrated, Waterlogged dhe Eight Glasses A Day
5. Harroni të merrni drekë? Temple dhe Time4Lunch mund të ndihmojnë me këtë.
5. Sfidoni veten për të bërë drekën tuaj në mbrëmje .
7. Ndiqni ciklin tuaj të gjumit me vegla të palestrës si FitBit ose Jawbone ose aplikacionin për telefon Sleepbot.
8. Provoni Bedtime Function të iPhone për të dikur kur të zgjoheni dhe kur të shkoni të flini.
9. Programoni disa moment “mos e shqetësoni” në mënyrë që të mund të përqendroheni te vetja pa shqetësime
10. Shikoni disa foto dhe video të kafshëve të lezetshme
11. Vizitoni një strehimore të kafshëve.
12. Shikoni video mësimore dhe motivuese.
13. Mbani ditar çdo ditë me aplikacione si DayOne
14. Mbani gjurmët e asaj që ju shqetëson me aplikacione si Worry Watch.
15. Vizitoni mjekun tuaj dhe kontrolloni katër numrat tuaj shëndetësor – presionin e gjakut, kolesterolin, sheqerin në gjak dhe indeksit të masës së trupit (BMI).
16.Lëshoni e mendimet e këqija ose ndërhyrëse me lojëra si Good Blocks.
17. Meditoni për pesë minuta – edhe kjo është e mjaftueshme për të ndihmuar në largimin e stresit
18. Praktikoni joga në zyre nëse nuk keni kohë të largoheni nga tavolina juaj.
19. Bëni punë vullnetare.
20. Bëni një listë të zakoneve.
Natyrisht, vetë-kujdesi është vetë nga natyra personal – kështu që asnjë gjë nuk do të funksionojë për të gjithë. Gjëja e rëndësishme është të kuptoni se çfarë hapa proaktiv ju doni të bëni për të marrë një trajtim më të mirë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Dhe, pasi ta keni bërë këtë, lajmi i mirë është se ka shumë aplikacione, faqe interneti dhe truke për të filluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.