Kronikë

Shembet galeria, vdes minatori në Pogradec

16:07 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 58-vjeçar në fshatin Pojskë ka mbetur i vdekur, pasi është bllokuar brenda në një minierë nga një masivë dheu.




Rrëshqitja e dheut bllokoi vetëm një galeri në të cilën ndodhej V.D, 58 vjeç banues në fshatin Rëmenj, i cili gjeti vdekjen menjëherë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.12.2018, tek Miniera e kromit në fshatin Pojskë, dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, në një prej galerive, është bllokuar dhe ka gjetur vdekjen një nga punonjësit e minierës, shtetasi V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.

Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.