Kryesore

Studentët braktisin Ramën: Plotësoni kërkesat ose pas janarit…

15:00 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si në asnjë takim tjetër! Kryeministri Edi Rama është braktisur nga pjesa më e madhe e studentëve, gjatë një takimi në Universitetin e Vlorës.




Fillimisht folën dy studentë që i treguan kryeministrit se ata nuk kërkojnë largimin e qeverisë së tij, por vetëm plotësimin e 8 kërkesave. Sipas tyre nëse nuk plotësohen kërkesat pas janarit qeveria do ta ketë punën keq.

Pasi kryeministri kërkoi t’u përgjigjej dy pyetjeve të para të bëra nga studentët, disa prej tyre nuk pranuan. Një pjesë  e madhe e tyre, që ishin në korridoret e sallës ku mbehet takimi, vendosën që të dilnin jashtë.

Ata kanë dalë duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ndërsa Rama ironizoi me këtë, duke u shprehur se Europa nuk është kështu.

“Këta që bërtasin dhe nuk duan të flasin, cfarë kërkojnë? Turp është të mos flasësh, jo të kërkosh të flasësh. Ja ku i ke ultimatumet, ai është 8 pika plotësoji, ka qenë një këngë e famshme në kohën e komunizmit, por nuk jemi në atë kohë. Duhen diskutuar, unë mendoj që duhet të kemi shkallëzim meritokratik te tarifat, nuk ka ulimatume, jo ata 40 vetë, por të gjithë mund të dilni dhe nuk fitoni asgjë, përkundrazi do humbni, të jeni të sigurt”- tha Rama.

Më tej u është përgjigjur atyre që braktisën takimin: “Një gjë i them asaj vajzës, keni keqkuptuar protestën, si e kam keqkuptuar unë? Duke thënë që ishte shuplakë për qeverinë? Që do të thotë se jo vetëm nuk e kam keqkuptuar, por e kam kuptuar më mirë se ajo, se e kam analizuar shumë thellë thelbin e shpërthimit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.