Kryesore

Studenti-Ramës: Si e justifikon atë shtëpinë në Surrel?

15:05 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata që e votuan më së shumti duket se po kthehen në një problem për kryeministrin Edi Rama. Takimin me studentët shefi i qeverisë nuk e pati aspak të lehtë, ndërsa pati dhe përplasje që e detyruan Ramën të tërhiqej. Pyetja e kryeministrit ndaj një studenti se me çfarë lekësh e kishte marrë telefonin celular, iu kthye me pyetjen se nëse Rama e justifikon dot, apo jo vilën e tij në Surrel.




Pjesë nga debati

Edi Rama: Kur je kaq i varfër, ku e gjete atë Iphone-in që e kë me të madhe sesa i imi?

Studenti: E kam fituar në një konkurs. Jua tregoj edhe se si! Unë e justifikova. Po ti, si e justifikon atë shtëpinë në Surrel, ju që keni deklaruar se keni një pasuri vetëm 2 mijë euro?

Edi Rama: Ke dëgjuar Saliun që unë kam deklaruar2 mijë euro. Është një gënjeshtër. Kaq shumë akuza e shpifje i bie të merrem me këtë punë, po kam shumë më me rëndësi për të bërë. S’kam deklaruar që kam 2 mijë euro, është gënjeshtër e sajuar. Kam qenë emigrant, dhe si emigrant kam bërë edhe unë sakrificën në emigracion. Shtëpia ime jo vetëm është e deklaruar në detaj, por edhe taksat i ka të regjistruara. Të keqen vëllai mos i bëj si Saliu këtu në Vlorë. Me mua lufto sa të duash se shëndet të bëhet. E futa unë politikën meqë e fute ti. Të lutem mos u bëj si Saliu, respekto gjyshin e prindërit. Mos u bëj si Saliu.

Studenti: Jam si student, s’jam nga FRESSH as nga ndonjë parti politike. E kam mesataren 9.1 pas shkollës, si mund ti shërbej unë vendit tim?

Edi Rama: Do të përgjigjem ty, sot e ta dëgjojnë të gjithë me atë që ka thënë Cenedy: Mos pyet cdo bëj Atdheu për ty, pyet cdo bësh t’i për Atdheun tënd. Pyetjen bëja vetes jo mua. Bëje pikë të 9 këtë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte luks i madh te besh rebelim jashte politikes.

    Nga kjo perfiton vetem Edi Rama: perballe te paqarteve, ai behet manipulues i pacipe.

    Mbani distancen e duhur nga PD dhe LSI, sidomos nga kjo e fundit, dhe behuni politik ndaj kryeministrit Rama: Thuajini atij qe nuk e besoni.
    Pra: pyeteni: si mund te besojme ne kur ty te kaluan si padashje 30 milion eurot e Unazes?!
    Ku vajten parate e kanabisit?
    Nese Saliu dhe Luli jane ata qe thua ti, zoti Rama, pse nuk shpallni dokumetnimin e fajiot te tyre. Dhe, leri ata ne shejtnine e tyre, ata s’i llogarisim as ne, por s’ke pse na mbyll gojen neve, duke pasur frike mos votojme per ta. Nese ne kandisemi per kete votim te tyre, a merr me mend sa poshte ke rene ti, zoti Rama?!

    Ti, zoti KM ben te habiturin, madje e quan virtyt tendin qe nuk ke ditur tere ato gjera dhe po i meson tani, dhe premton se do behen pas nje, dy dhjete vjetesh! A te kujtohet se i premtove perpara 5 vitesh?!

    Sa vjet mendon se duhet te rrish ne ate Zyre, sa t’i mesosh tere sa duhet t’i dije perpara se te pretenmdoje berjen Kryeminister?!

    Nuk te besojme, dmth ti duhet te ikesh.

    Kaq e thjesht.

    Përgjigju ↓