BOTA

Takimi me Kardashian bën Trumpin të ndryshojë sistemin e drejtësisë

17:04 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komentatori amerikan, Van Jones ka një mesazh për të gjithë njerëzit që shpërthyen me komente negative ndaj Kim Kardashian për takimin me Presidentin Trump.




Senati miratoi të martën një projekt-ligj mbi reformën e drejtësisë penale, duke bërë një ndryshim të madh në sistemin e drejtësisë kriminale federale.

Pas miratimit, Van falenderoi Kim për takimin e saj me Trump. Ai tha se falë saj do jenë 50 mijë njerëz më pak në burg dhe do të zhduket trajtimi mizor ndaj femrave.

Ndër të tjera, Van u shpreh se nuk ishte e lehtë për Kim që të dilte në mbrojtje të njerëzve që as nuk i njeh, prandaj meriton respekt të madh.

Blogerja e famshme vendosi që të bëjë një takim me Trump në maj për cështjen e Alice Marie Johnson, e cila ishte dënuar me burg të përjetshëm vetëm se ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës. Tani gjyshja 63-vjecare është e lirë falë Kim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.