POLITIKË

Unaza e Madhe/ PD: Si e ndryshuan Rama-Veliaj projektin, për të ndërtuar trafikanti

14:51 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka dalë me dokumente, për të denoncuar arsyen e dëbimit të banorëve të Unazës së Re, të cilët preken nga Unaza e Madhe.




Deputetja Jorida Tabaku dhe këshilltari ligjor i PD, Gazment Bardhi deklaruan se banorët u dëbuan, për ti hapur rrugë ndërtimit të një projekti rezidencial luksoz të “trafikantit Edmond Bego”.

Sipas PD, kompania “Alsion Albania” e Edmond Begos do të ndërtojë tek ish-serat një projekt me vlerë 60 milionë euro.

Tabaku tha se vendndodhja është buzë Unazës së Madhe dhe parashikohet ndërtimi i një projekti rezidencial luksoz.

“Partia Demokratike publikon sot fakte tronditëse sesi Rama dhe Veliaj kanë bashkëpunuar për një projekt tjetër korruptiv me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Bego, i njohur si miku i Taulant Ballës. Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe. Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj: kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lanë në favor të projektit luksoz të trafikantit të drogës. Kanë planifikuar dëbimin nga shtëpitë të të paktën 200 familjeve për të mbajtur të paprekur pronën e Edmond Begos,” tha mes të tjerave Tabaku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.