Kronikë

Vrasja e 37-vjeçarit, policia arreston autorin: E qëlloi nga mbrapa në kokë

10:22 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e punonjësit të shërbimit pyjor, Ardi Boduri. Sipas njoftimit zyrtar në pranga ka rënë Preni Zavalina, 27 vjeç. Vrasja e Bodurit ka ndodhur rreth orës 23.00, në fshatin Shelcan në një zonë të pyllëzuar.




27-vjeçari së bashku me Ardi Bodurin dhe tre persona të tjerë kishin lidhje fisnore dhe krushqie me njëri-tjetrin. Me një automjet tip “Fuoristradë” me targa AA721EF kanë dalë për gjueti dhe në momentin që ka gjuajtur gjahun, autori duke qenë në errësirë dhe nën efektin e alkoolit ka qëlluar 37-vjeçarin nga mbrapa në kokë.

Ardi Bodurin ka qenë specialist i Pyjeve në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, dhe mjeti ‘Fuoristradë’ është në pronësi të kësaj agjencie. Ai ka patur autorizim dhe ka shkuar për vrasjen dhe marrjen e mostrave nga dhelpra e kuqe për shkak të sëmundjes së tërbimit, projekt i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar dy armë gjahu dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.