SPORT

Zyrtare, Rroca firmos për Kukësin

11:26 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka më dilema, Eduard Rroca nga muaji janar do të jetë lojtar i Kukësit. Dje në Tiranë, fantazisti që luan prej katër sezonesh me Luftëtarin, i shoqëruar nga presidenti Grigor Tavo, zv.presidenti Harrallamb Tavo, kanë zhvilluar takime intensive me kreun e klubit të Kukësit, Safet Gjici, si dhe drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi. Fillimisht Tavo ra dakord me Gjicin për shumën e blerjes së Rrocës, ndërsa më pas presidenti i Kukësit bindi lojtarin për pagën që do të ketë dhe marrëveshjen e re, duke filluar nga janar.




Për “Panorama Sport”, klubi i Luftëtarit zyrtarisht konfirmoi: “Po, kemi mbyllur marrëveshjen me Kukësin për shitjen e Rrocës. Lojtari do të luajë ndeshjen e fundit me Luftëtarin të dielën dhe më pas do të jetë në dispozicion të Kukësit”. Gazeta mëson se përveç 50 mijë eurove që do të kalojnë në llogari të Luftëtarit, klubi gjirokastrit ka ruajtur 15% të kartonit në rast rishitje të fantazistit nga Kukësi drejt një ekipi tjetër. Në lojë për Rrocën ishte edhe Partizani e Skënderbeu, por Kukësi mesa duket fitoi duelin e parë të madh në merkaton e janarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.