Homo Albanicus

Shembulli i keq i Fan Nolit dhe deputetët e sotëm

17:13 - 21.12.18 Ben Andoni
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fan Noli do të mbahet mënd përveçse një shqipërues i mirë i veprave kishtare apo atyre të klasikëve, si politikan, shkrimtar, historian e më shumë akoma si publicist. Maja e penës së tij nuk ka kursyer askënd, por me mënyrën sesi veproi në jetë tregoi se individi shqiptar ka një hon të madh të asaj që kumton e shkruan me atë që bën në realitet. Në një nga shfrimet e tij publicistike, në artikullin “Për zgjedhjet e deputetëve” botuar tek gazeta “Dielli” e shqiptarëve më 12 Shtator të vitit 1912 ngacmon bashkatdhetarët e tij, që kandidojnw në parlamentin turk. Thelbi i akuzës shkon kundër Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, duke i ofenduar me fjalwt mw tw rwnda. Vallë nuk e di atë që po bëjnë shqiptarët dhe kwta maskarenj? Jemi vetëm 2 muaj e gjysmë para aktit të madh të Shpalljes së Pavarësisë!!! Me sa duket Fan Noli në atë kohë jo thjesht është larg gjeografikisht, por nuk llogaritet të jetë nga njerëzit që mund të bëjë Shqipërinë…. “Fort mirë po jeta e tyre e shkuar thërret për kundër që janë njerëz pa cipë e pa nder, çarllatanë pa ndërgjegje, tregtarë patriotikë me zemër Kucovlahu dhe Sërbi, Turq dhe Anadollakë gjer në palcë e gjer në koskë”… Dhe e vazhdon me Ismail Qemalin:  Përse nukë hithni një sy mi jetëne  tij të shkuar, që është një Iliadë çarllatanirash, batakçillëkesh de tradhëtirash? Përse nukë pyesni ç’ka bërë për Shqipërinë gjer më tani? A është nevoje të ndyj pendën  që t’u’a thom unë? Ky kallpazan s’ka bërë në jetë të tij tjatër gja veç të shesë pyje të Shqipërisë në kumpanira italiane, kongresë dhe kryengritjera Liberalëve, dhe të gënjejë Grekët duke u falur Epirin. Për Shqipërinë s’ka hapur kurrë gojën botërisht as në Parllament, as nër gazetat shqipe, as në të huajtë…”.




Ismail Qemali nuk do t’i përgjigjej. Politikani i vjetër me sa duket ishte i mësuar me këtë gjuhë, kurse Hasan Prishtina do t’i përgjigjej vite më vonë me një libërth. Në fakt, fundi i shkrimit është esenca e asaj, që jashtë këtij konteksti, duhet të jetë për deputetët shqiptarë tw atwhershwm dhe mw shumw tw sotwm: “Kur nukë dini cilët të zgjithni deputetë. A mos dërgoni fare a çoni ca Serbër, ca Kuçovlleh, Grekër dhe ca Evgjitër, po jo çarllatanë Shqiptarë tregtarë të patriotismit me damkë në ballë. Po, në doni të bëhemi njerës në funt e të veni ment, kur t’ju vijnë vagabondët Shqiptarë e t’ju lypin votën, kërkojuni t’ju shtrojnë një program të çkoqur, pyesni pastaj çfarë njerës janë dhe ç’politikë mbajtën në jetën e tyre të shkuar, kritikojini dhe stigmatizojini po t’ju dalin gënjeshtarë kthejuni kurrizin për gjithnjë”. Është afër mendsh që kohët, e bëjnë krahasimin pak si absurd, porse thelbi mbete i njëjtë, ashtu si edhe fakti i hidhur i baltosjes dhe deputeti shqiptar, qw nw pwrgjithwsi rrallw i mban premtimet. Asaj nuk i ka shpëtuar askush dhe madje edhe Fan Noli që nuk la shumë figura pa i stigmatizuar. Nga ana tjetër, arriti që të japë realisht edhe sëmundjet e individit shqiptar pas pushtetit, zilinë, e shumë të tjera. Në fund dhe ai ishte i kundërti i fjalëve të veta. Bëri një revolucion, që nuk e çoi në fund, nuk organizoi dot zgjedhje dhe kuptohet pa parlament. Me shumë premtime…

Gati 100 vjet më vonë, kohët janë ndërruar përveç faktit, që diskursin e vet politik, kryeministri i vendit Edi Rama e mbështet në mësimet e Nolit dhe Konicës, dy personalitete politikë-diplomatikë dhe publicistë të njohur por kurrë burrështetas. Në një gjatësi vale, që e kanë përsëritur edhe të tjerë në histori, kjo e bën Ramën të ofendojë këdo, që ka mendim të kundërt, ashtu si paraardhësi i tij Berisha, i cili nuk la dhe vazhdon tw anatemojw kwdo qw wshtw kundwr mendimit tw tij…Megjithatë, ajo mwnyrw kwshille pwr deputetwt wshtw plotwsisht e duhura dhe uronim qw tw respektohej. Por kjo nuk ndodh, ashtu si nuk ndodhi me paraardhwsit tanw…dhe me vetw Nolin. Mw shumw akoma, pas këtij ligjërimi të bukur fshihet veprimi dhe mënyra sesi kanë vepruar në masë qeveritë shqiptare, qw duken më shumë si armike të popullit të tyre sesa realisht drejtuese të vendit të tyre. Kjo të vjen ndërmend kur kujton ligjërimin e thartë të Nolit ndaj bashkatdhetarëve të tij dhe jo vetëm…(Homos albanicus)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.