Kosova

Tsipras takon Vuçiç: Kosova po i hedh benzinë zjarrit, mbështesim Serbinë

09:37 - 22.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras gjatë një konference të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiç u shpreh hapur kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe taskës 100 përqind për mallrat serbe.




Sipas Tsipras, nismat e fundit të marra nga qeveria e Kosovës nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim.

“Bashkë me homologun patëm rastin të flasim për ngjarjet më të fundit në Kosovë. Veprimet e tyre janë të papranueshme. Dua të dërgoj një mesazh dënimi ndaj veprimeve që i hedhin benzinë zjarrit dhe të mbështes Republikën e Serbisë, e cila është gjithmonë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh Tsipras

Kuvendi i Kosovës miratoi më 14 dhjetor krijimin e Ushtrisë, me 106 votat e deputetëve të pranishëm, përveç atyre të Listës serbe.

Teksa më 21 nëntor u miratua rritja e taksës me 100 përqind ndaj produkteve, vendim i cili ngjalli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.