Rajoni

Mijëra protestues kundër Vuçiç në Beograd

17:31 - 23.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhjetëra mijëra protestues marshuan sërish në Beograd kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke e akuzuar atë se ka vendosur një regjim autokratik dhe po ushtron kontroll të plotë mbi medien.




Për të tretën javë radhazi, protestuesit lëshuan thirrje të forta kundër kreut të shtetit duke mbajtur parulla me mbishkrimin “një në pesë milionë”, për t’ju referuar një deklarate të mëparshme të presidentit Vuçiç, sipas të cilit edhe po të mblidheshin pesë milionë njerëz në rrugë, ai nuk do i dorëzohej kërkesave të tyre.

Gazetari Milan Jovanoviç, shtëpia e të cili u dogj në fillim të këtij muaji pas zbulimit të një serie aferash korruptive, apeloi popullin serb që t’i thotë jo dhunës së pushtetit.

JovanoviçNjerëzit heshtin për shkak të frikës, për shkak se shprehja e lirë e mendimeve është bërë e rrezikshme. Jeta e çdokujt është në rrezik, sikurse edhe e imja. Por Serbia është zgjuar nga gjumi letargjik dhe ka vendosur të mos heshtë më.

Sipas organizatorëve, në protestën e së shtunës morën pjesë rreth 40 mijë persona.

Në komentet e tij për protestën më të fundit, presidenti Vuçiç i sfidoi demonstruesit që të vazhdojnë manifestimet në mënyrë paqësore dhe pa dhunë, por tha se njerëzit e kuptojnë shumë mirë se, pas çdo demonstrate, ai dhe partia e tij bëhen edhe më të fortë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.