EKONOMI

Shtrenjtimi i kredive, Sejko: Do ndërhyjmë

18:09 - 24.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

BSH ka mbledhur Këshillin Mbikqyrës pas një ngërçi disa mujor. Në deklaratën për mediat, Guvernatori Gent Sejko bëri me dije ndryshimin e strategjisë sa i përket instrumentave financiarë duke bërë të ditur rritjen e normës së interesit.




Vendimi sipas tij do të merret në fillim të vitit të ardhshëm.

Sejko: Në përputhje me parashikimet e skenarit bazë si dhe në bazë të informacionit të disponuar, Këshilli Mbikqyrës vlerësoi se rritja e normës bazë të interesit nuk do të fillojë para 3-mujorit të dyta të 2019.

Një veprim i tillë do të ketë ndikim tek personat që kanë marrë kredi në lekë dhe që nuk kanë interesa fikse, por edhe tek ata që do të duhen të marrin kredi.

Sa i përket zhvlerësimit të euros, guvernatori bëri me dije se është si rezultat i faktorëve sezonela.

Sejko: Ne kemi blerë mbi 400 mln euro në total, jo vetëm për kurs, por edhe për rezervë. Jemi në një situatë aktuale që ka shumë hyrje valute nga investimet, remitancat. Analiza vazhdon sepse është kohore. Ne do të ndërhyjmë kur të shikojmë që preken këto parametra që thashë.

Sipas BSH nga monitorimet, rritja ekonomike e vendit pritet të jetë më e ngadaltë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.