Kosova

Prishtinë, në pritjen solemne për Krishtlindje bëhet thirrje për dialog

08:25 - 25.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Ipeshvkia e Kosovës organizoi pritjen solemne në të cilën Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji bëri thirrje për dialog pasi, sipas tij, ai është parakusht i paqës, pajtimit dhe të mirës së përbashkët.




“Askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdorë apo mohojë nevojën për të” tha Dodë Gjergji.

“Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shqiptarët. Ne, nuk na befason padrejtësia, sepse jemi të mësuar më të, në të kaluarën. Ne, sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi,në mesin e popujve. Mbi gjitha, popujt e Evropës, nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet” tha në mesazhin e tij Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.

Pjesëmarrës në pritje, ishin krerët më të lartë shtetërorë si dhe personalitete tjera nga jeta politike dhe kulturore si dhe përfaqësues ndërkombëtar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri thirrje për mirëkuptim dhe respektim ndaj njëri tjetrit. Ai theksoi se duhet të punohet më shumë në mënyrë që edhe të tjerët të na vlerësojnë.

“Të punojmë me urtësinë e Nënës Tereze me trimërinë e orientimit të kombit tonë të Skenderbeut. E ne si shtet i Kosovës jemi në rrugë të mbarë. Unë uroj dhe besoj se viti ardhshëm do të ketë edhe më shumë paqë, harmoni dhe respekt” tha Presidenti Thaçi.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se në të kaluarën kemi paguar shumë sakrifica për të mbajtur gjallë krishterimit në këto troje.

“Pavarësisht cilën përkatësi fetare e kemi ne të gjithë jemi bijtë e njëjtë para Zotit” tha Veseli./REL/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.