Kronikë

Kafka e gjetur në Berat/ Flet punonjësi i varrezave: Në qese ndodheshin edhe eshtra të tjera

15:45 - 10.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me kafkën e gjetur pranë varrezave të qytetit të Beratit, e cila ishte vendosur brenda një qeseje plastike.




 

Mësohet se ka qenë punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, i cili ka konfirmuar se brenda qeses nuk ishte vetëm kafka, por edhe pjesë të tjera të eshtrave.

Nure ka deklaruar se në qese ndodheshin edhe disa pjesë brinjësh dhe gjymtyrë dhe se në eshtrat e këmbëve ishin veshur çorape, ku ndër të tjera ka pohuar se ka qenë ora rreth 11:00 – 11:15 minuta kur ai duke pastruar ka gjetur një qese plastike të mbuluar me gjethe. Punonjësi i varrezave ka konfirmuar se menjëherë pasi ka gjetur qesen, ka njoftuar përgjegjësin dhe policinë, që erdhën dhe i morën eshtrat, ku ka theksuar se eshtrat nuk i përkasin varrezave të Burdulliasit dhe se nuk janë zhvarrosur nga asnjë varr i këtyre varrezave.

Kafka dhe eshtrat trupore janë transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, kur nëpërmjet analizave të ADN-së do të përcaktohet identiteti i saj. Nga vëzhgimi paraprak dyshohet se eshtrat ishin ekspozuar ndaj flakëve, por nuk dihet ende fati i mbetjeve të tjera trupore. Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese brenda pranë varrezave.

Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara, por nuk konfirmohet nëse këto kamera punojnë apo edhe nëse punojnë a e kanë rrezen e mjaftueshme për të parë sipërfaqen ku është hedhur qesja./bw


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.