Tech

Ndryshimi që ka bërë Instagrami që ka acaruar përdoruesit!

15:45 - 28.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjeti social i cili ka përdorimin më të gjerë në mbarë botën, ka ndryshuar mënyrën se si përdoruesit lëvizin në faqen e tyre të parë ku shohin postimet, duke shkuar nga ana e djathë në të majtën, dhe jo nga lart poshtë si më parë.




Përdoruesit po raportojnë se aplikacioni sapo ka lançuar ndryshimin e ri në Timeline, për të cilin të duhet që postimet t’i shohësh duke lëvizur gishin nga ana e djathë në të majtë dhe jo përmes lëvizjes tradicionale të gishtit lart-poshtë.

“Çfarë dreqin është ky Instagrami. Më kthe pas Timeline-n. Ky përditësim ta shpif!”- shkruajnë komentuesit në lidhje me të.

Ndryshimi i ri ka dalë vetëm për një pjesë të përdoruesve në Instagram por ata që e kanë provuar deri më tani nuk e kanë pëlqyer aspak.

Por, ka një mënyrë se si ju mund të riktheni versionin e vjetër. Mjafton t’i bëni report ndryshimit të ri, dhe pasi Instagrami shqyrton kërkesën tuaj mund të rikthejë versionin e mëparshëm. Kështu mund të jetojmë të gjithë të lumtur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.