Sociale

VIDEO/ Jetonin në barakë me 82 euro, bëhen me shtëpi

21:40 - 28.12.18 Gazeta Shqiptare

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Mitrovicë të Kosovës. Këtu banon familja Syla me pesë anëtarë. Ata jetonin me vetëm 82 euro në muaj. Bashkëshortët janë të sëmurë ndërsa tre vajzat janë pa punë.



Gruaja: shumë e vështirë është jeta jonë. Jemi sëmurë të dy, asnjë nuk shkon mirë. Vetëm mërzitem e mërzitem. Shumë vështirë është.

Zonja Shyhrete tregon se skamjen e përballon falë ndihmës së njerëzve

Gruaja: jetojmë vetëm me 82 euro pese njerëz, nuk ia dalim dot.

Prej 20 vitesh ata jetojnë në një barakë, pronë e komunës, U kanë kërkuar të largohen por ata nuk kanë ku të shkojnë

Gruaja: disa herë na kanë thënë të largohemi, por ne nuk kemi të ardhura, ku të shkojmë në rrugë?

Burri: nuk kemi ku të shkojmë!

E ardhmja e tyre është e frikshme dhe e pasigurt. Por gjithçka do të ndryshojë.

Fondacioni Firdeus i jep familjes Syla një lajm të gëzueshëm.

Përfaqësuesi i fondacionit “Firdeus”: Në emër të Elvis Naçit jemi këtu për tu dhënë një lajm të gëzueshëm. Ne kemi marrë një banesë për ju!

Lajmi u ka ardhur papritur bashkëshortëve Syla. Ata shkojnë dhe shikojnë apartamentin e ri. Shtëpia e tyre është e mobiluar dhe gati për të pritur gjithë familjen.

Kryefamiljari: nuk mund ta përshkruaj këtë emocion. Po na duket një ëndërr.

Gruaja: po na duket sikur kemi ardhur në Amerike! Shumë faleminderit kush ka kontribuar! Faleminderit shqiptarisë!

Burimi: BalkanWeb

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *