Sociale

Nisma emocionuese e dy prindërve, inkubator dhuratë maternitetit Koço Gliozheni

13:11 - 30.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mungesa e inkubatorëve në maternitete, së bashku me faktorë të tjerë u ul shanset e mbijetesës të porsalindurve në Shqipëri, vend që ka shifrat më të larta të vdekshmërisë foshnjore në rajon .




Nisur nga eksperienca e tyre dhe nga dëshira që të tjerët të mos përjetojnë atë që ata kanë përjetuar, dy prindër të rinj kanë ndërmarrë një nismë për të mbledhur fonde.

Geraldo dhe Erilda Krasi prisnin të bëheshin prindër për herë të parë të dy binjakëve. Por, kur po vinin në jetë fëmijët, shumë më shpejt parashikimeve, doktoresha u tha se nuk kishte inkubatorë të lirë… Situata ishte e njëjtë edhe në maternitetin Mbretëresha Geraldine…

“Pavarësisht gjithë komplikimeve që fëmijët pritej të kishin, imagjino për pak se për çfarë duhet të mendonim… Fatmirësisht, pas 10 ditësh në terapinë intensive, ata ja dolën dhe sot gëzojnë shëndet të plotë, falë forcës së tyre dhe gjithashtu falë përkushtimit të stafit që përpiqej të bënte më të mirën në kushtet në të cilat punonin!”, shprehet Erilda në një video sensibilizuese që ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“E pikërisht për të ndihmuar ato familje që mund të sjellin në jetë fëmijë prematurë e për mos t’u gjendur në situatën tonë, kemi filluar këtë nismë për të dhuruar një inkubator të ri maternitetit Koço Gliozheni…”.

Erilda tregon se kostoja është e konsiderueshme, por nëse ndahet me të gjithë bashkë, bëhet më e lehtë!

Në përfundim Erilda u ka bërë thirrje të gjithëve që të kontribuojnë sado pak.

“Një kontribut i yti, sado i vogël, ka një vlerë të madhe për ne dhe akoma më të madhe për ata fëmijë që do kenë mundësi të jetojnë falë edhe ndihmës tënde”.

Kushdo që ka dëshirë t’i bashkohet kësaj nisme dhe të kontribuoj sado pak, mund të klikoj këtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.