POLITIKË

FOTO/ Monika Kryemadhi uron shqiptarët për Vitin e Ri krah familjes

19:36 - 31.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e ndërrimit të viteve.




Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shpreson se viti që po vjen të jetë një vit ndryshimesh për mirë për të gjithë ata që mundohen që ta sigurojnë jetesën me punë të ndershme.

Kryemadhi uron shqiptarët të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas.

“Mbrëmja e ndërrimit të viteve qoftë e bardhë dhe e gëzuar për të gjithë shqiptarët.

Zoti u dhëntë forcë të gjithë atyre që sot ulen në tryezën e festës me dhimbjen për të dashurit e tyre që nuk jane më.

Ndihmofte ata, që me sakrifica kanë blerë ushqimet për të gëzuar fëmijët e tyre dhe të afërmit. Në këtë mbrëmje të fundit të 2018, zoti u dhëntë forcë e kurajo të gjithë atyre që luftojnë me semundjet e që po kalojnë natën në qendrat spitalore. I uroj të gjithëve me zemër një vit të mbarë, me shëndet, mirësi e dashuri për 2019!

Qoftë një vit i bukur, me dashuri e ngjyra në jetën e shqiptarëve. Një vit i ri me qëllime dhe ndryshime të mëdha që të dëshmojë se të gjithë shqiptarët meritojnë të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas.”-shkruan kryetarja e LSI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.