EKONOMI

Ahmetaj bën bilancin e 2018-ës: Shifrat nuk sfidohen dot

13:20 - 04.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arben Ahmetaj, ministri i Financave dhe Ekonomisë në ikje në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë bilancin ekonomik për vitin 2018.




Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj u shpreh se gjatë këtyre tre viteve kur ai ka drejtuar këtë dikaster vendi ka pësuar rritje ekomomike më të lartë në rajon. Madje, ministri u shpreh se viti 2013, kohë kur e majta erdhi në pushtet, ishte “lugina e errët” e ekonomisë.

“Rritja ekonomike, shifrat flasin vetë, ata nuk i sfidoni dot. Në 3 vitet e fundit punësimi është rritur me 10.7%. Pjesëmarrja e forcave të punës po arrin në 67%. Të gjithë analistët që duan ta bëjnë llum punën t’u referohen shifrave dhe përtej shifrave ka mëndje, zemra dhe familjarë që shkojnë në punë çdo mëngjes. Unë jam dakord me llogjikën e kryeministrit që thotë nuk është mjaft, asnjëherë nuk është mjaft. Pritshmëria është shtysë kryesore për të bërë reforma. Shifrat janë kokëforte, pavarësisht se në banaqet e zakonshme thuhet ‘ku janë investimet e huaja’.

Po të dilni ka banaqet mund t’i dalloni dhe t’i prekni. Sot kemi 684 mijë të punësuar në sektorin jo bujqësor. 31 750 më shumë të punësuar që nga shtatori i 2017-ës. Patjetër që Shqipëria nuk është një vend i pastër, por e kemi lënë mbrapa 2013 edhe 2015-ën në fakt. Konsumi final i popullatës ka ardhur duke u rritur dhe po ta shikoni në nëntëmujorin e 2018-ës është më i lartë.

Do t’ju lutesha ta fiksonit grafikun e borxhit publik. Këtu sulen analistët, edhe opozita, por kjo besoj do e falënderojë. Sot borxhi publik është 63.6 % neto. Shikoni ku e morëm. Është 10% më i ulët se ditën kur e morëm”, – theksoi Ahmetaj.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.