Aktualitet

Gjermanët më të lumturit që paguajnë taksa, shqiptarët ende skeptik

12:41 - 04.01.19 Gazeta Shqiptare

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se për shumë gjermanë është e pranueshme që shpenzimet e qeverisë të financohen nga taksat. Ndërkohë që e kundërta ndodh me njerëzit në Shqipëri dhe në Mal të Zi, të cilët janë ende shumë skeptikë.



Studimi i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe realizuar nga instituti “Basel Institute of Commons and Economics” me qendër në Zvicër, ka publikuar të dhëna për 15 shtete për faktin se sa dëshirë kanë qytetarët që të paguajnë taksa për infrastrukturën, shëndetësinë, edukimin dhe pronësi të tjera.

Të pyeturit duhet të vendosnin në një shkallë nga 1-10. Sipas përgjigjeve të tyre, këto janë rezultatet:

Gjermania: 7.0

Kamboxhia: 6.7

Austria: 6.4

Kosova: 5.6

Bangladeshi: 5.5

Pakistani: 5.2

Afghanistani: 5.2

Nepali: 4.9

Bosnjë-Hercegovina:4.7

Shqipëria: 4.5

Serbia: 4.1

Mali i Zi: 3.9

Brazili: 3.4

Maqedonia 3,2.

Si u përllogaritën këto shifra? Instituti i nxori kuotat kombëtare duke u bazuar në një sondazh të më shumë se 16.000 personave të pyetur në 141 vende, deklaroi për “Deutsche Welle” drejtori i institutit Alexander Dill.

Personat u pyetën që të rendisin vendin e tyre duke i dhënë një shifër midis numrit 1 dhe 10 pyetjes nëse “njerëzit i pranojnë taksat dhe kontributet për të financuar pronën publike”.

Instituti e zhvilloi anketimin në një periudhë trevjeçare, të kërkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të konstatuar pranimin nga njerëzit të shpenzimit të parave publike për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SdG). Është planifikuar që rezultatet për të gjitha vendet të publikohen në muajin mars.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *