Kronikë

“Baba ma bëj hallall, i vrara.” 11 goditje me thikë gruas, kunatën tentoi ta bëjë copa…

13:53 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

34-vjeçari Gazmend Musta ka pranuar para Gjykatës Krimeve të Rënda vrasjen më 2 janar të bashkëshortes së tij dhe motrën e saj.




Nga ambientet e Gjykatës, Musta deklaroi se vrau gruan pasi e kishte ajo kishte ofenduar. “Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s’duroja më”, tha Musta para togave të zeza. Debati ka nisur gjatë drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Milisa Caushaj.

Gentjana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat.

Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gazmendin, i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshorten, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

NGJARJA

Në dy janar, rreth orës 17:00 Gazmend Musta dhe dy fëmijët e tij të mitur mbërritën me makinën tip Audi, përpara stacionit të policisë në Ballsh. Sa takoi efektivët e parë ai iu tha se para pak çastesh kishte vrarë në banesën e tij bashkëshorten dhe kunatën. Me vete 34-vjeçari kishte dhe një thikë që e hodhi në tokë kur shkoi në polici. Ai u kërkoi policëve që të kujdeseshin për fëmijët e tij të mitur.

Kur policia mbërriti në katin e 5, të një pallati në lagjen 5 shkurti në Ballsh, në dhomën e ndenjes në divan u gjetën trupat e pajetë të Gentjanës dhe Milisës. Sipas policisë tek të dyja u vërejtën plagë të shumta trupore dhe rrjedhje gjaku.

Nga kqyrja në morgun e spitalit të Fierit, Gentjana kishte plot 11 goditje me thikë. Motra e saj vetëm 18 vjeçe, 34-vjeçari e kishte goditur 20 herë me thikë madje nuk kishte nguruar ta bënte dhe copa. Vrasjet, sipas policisë Gazmend Musta i bëri me një thikë kuzhine.

TELEFONATA PAS VRASJEVE

Bedri Musta, i ati i 34-vjeçarit ka thënë në policisë se kishte dijeni për ngjarjen pasi djali, Gazmendi e mori në telefon. Ai i kishte thënë se vrau të bashkëshorten dhe kunatën. “Ma bëj hallall, i vrava. Takohemi në botën tjetër bashkë”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.