AKTUALITET

“Nuk e linte të dilte nga shtëpia”, zbardhet dëshmia e vëllait të dy motrave të masakruara

20:15 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllai i dy motrave që u ekzekutuan para disa ditësh, Gj. Çaushaj ka dhënë dëshminë në lidhje me marrëdhënien e autorit të krimit Gazmend Musta dhe motrës së tij, Gentjanës.




Nga dosja hetimore e prokurorisë mësohet se vëllai i dy viktimave, ka deklaruar se Gazmend Musta këmbëngulte gjithmonë të “bëhej e tija”, madje Gj Çaushaj shton se herë pas here autori nuk e linte të dilte nga shtëpia motrën e tij, e fyente dhe e ofendonte.

Sipas dëshmisë së Gj. Çaushaj, një ditë para ndodhisë autori i dyshuari kishte qenë familjarisht tek banesa e prindërve të viktimave në Drizar të Mallakastrës dhe se në datë 2, kur edhe ndodhi ngjarja tragjike, do të shkonte tek familja e Gazmend Mustës për darkë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për Gazmend Mustën, personin që pasditen e 2 janarit vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij për motive të dobëta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.