Kronikë

Vrau gruan dhe kunatën, burg për 34-vjeçarin

12:53 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazmend Musta, i cili vrau më 2 janar bashkëshorten e tij dhe motrën e saj, ka dalë para trupës gjyqësore të Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e arrestit. Togat e zeza e kanë lënë 34-vjeçarin në “arrest me burg”




Shkak është bërë një konflikt mes çiftit pas një dreke familjare. Gentiana Çaushaj i ka kërkuar bashkëshortit të shkojë te prindërit dhe ai nuk e ka lejuar.

Motra e Gentianës, Merisa ka hyrë për të ndarë bashkëshortët, por është qëlluar me thikë nga 34-vjeçari, i cili me pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja pa jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 më 2 janar, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa. Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç. Gazmend Musta është ndaluar nga uniformat blu pak minuta pas vrasjes së dyfishtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.