AKTUALITET

Fushë-Krujë, i vendoset eksploziv shtyllës së tensionit të lartë

11:34 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar paraditen e sotme në një shtyllë të tensionit të lartë. Bëhet fjalë për një shtyllë e cila ndodhet në zonën e Fushë-Krujës. Paraprakisht dyshohet se shtyllës i është vendosur lëndë plasëse, për ta hedhur në erë.




Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët e policisë, të cilët po hetojnë mbi rrethanat e ngjarjes.

Po ashtu njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin.

OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet procedurale ne organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.