Rajoni

Shqipëria e madhe, ministri serb: Nuk mund të krijohet pa luftë

16:49 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka deklaruar se “Shqipëria e Madhe” nuk mund të krijohet pa luftë në Ballkan. Vulin nuk ka kursyer edhe akuzat edhe ndaj BE.



Ai  është shprehur se ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të rishikojë edhe njëher politikën ndaj Bashkimit Evropian, nëse kjo e fundit nuk do të ndalojë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët.

 Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre.

Kështu formohet Shqipëria e madhe. Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *