AKTUALITET

Studentët para Kryeministrisë: Rama nuk ka parë asgjë akoma, ka surpriza

12:35 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët kanë rinisur sërish protestat këtë të hënë në lidhje me 8 kërkesat e tyre. Ashtu siç ishte paralajmëruar para festave studentët u mblodhën fillimisht para fakulteteve dhe me pas dolën në protestë para Kryeministrisë duke mos pranuar zgjidhjen e dhënë nga ana e kryeministrit Rama.




Mbrëmjen e të dielës ata u mblodhën në Qytetin Studenti dhe diskutuan në lidhje me vijimin e protestës. Ata nuk e kanë pranuar zgjidhjen e dhënë prej kryeministrit, pasi sipas të rinjve kërkesat e tyre duhet të miratohen në Parlament dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre për t’ju bashkuar protestës se tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.