KULTURË

Teatri eksperimental shfaq monodramën “dome”

11:35 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dome” është një monodramë e shkruar enkas për aktorin e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hyseni. Shkrimi i saj është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata mes autorit dhe aktorit ndër procese pune apo ndenje të rastësishme. Ajo që i ka bërë përshtypje autorit gjatë këtyre biedave ka qenë gjithmone sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën, së cilës i përkisnin. E kanë përshtypur gjithashtu edhe thjeshtësia e tregimit e veçanarisht mungesa e mllefeve dhe inateve. Si çdo person tjetër edhe Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet herë ndër margjina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes; e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi; vetëm dhe me shokë; me mish e me shpirt. Pra autori ka dashur të shkruajë e më vonë të ndërtojë një shfaqje të thjeshtë, “shfaqje aktori”, një shfaqje që të ngjasojë si një akt rrëfimi, pse jo edhe kërkimi ndjesë, pardoni, si një gjest që kaq shumë i mungon shoqërisë sonë.




Stefan Çapaliku u lind në Shkodër, në vitin 1965. Më 1988 diplomohet për filologji shqipe në Universitetin e Tiranës. I pason studimet në Itali, Çeki dhe Angli. Në vitin 1996 përfundon doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në vitin 1998 ka qenë professor i Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Nga viti 1998 deri në vitin 2005 ishte drejtor i Departamentit të Librit në Ministrinë e Kulturës. Që nga viti 2005 punon si studiues në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Nga viti 1995 merret sistematikisht me teatër. Tekstet dhe shfaqjet e tij janë dhënë në disa festivale ndërkombëtare, ku është nderuar me çmime. Disa nga veprave e tij janë përkthyer në gjuhët kryesore europiane. Stefan Çapaliku u shpall nga Ministria e Kulturës si dhe nga ente të tjera të specializuara. Si dramaturgu më i mirë për vite me rradhë. Kohët e fundit krijimtaria e tij është shtrirë edhe në fushën e regjisë së teatrit dhe filmit. Eshtë kryeredaktor i revistës “Studime për artin”.
Enver Hyseni lindi në Shkodër më 1 Gusht 1951. Merr mësime aktrimi në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) dhe i ndërpret studimet për arësye ekonomike. Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku edhe pensionohet më 2016. Në këtë periudhë dyzetvjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh. Zëri tipik dhe plastika e brëndshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant.
Muzika e maestro Haig Zacharian është një ndër elementet gjithashtu të çmuara të kësaj shfaqje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.