SHËNDET

Duar të ftohta dhe të ashpërsuara nga ftohti? Ja zgjidhja

15:05 - 09.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një stinë si kjo e dimrit, ku temperaturat shkojnë deri në minus duhet të kemi tepër kujdes, sidomos për lëkurën. Ndaj është tepër e domosdoshme të kujdesemi për fytyrën dhe duart pasi janë tepër të ekspozuara ndaj të ftohtit.




Larja e duarve
Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është mëse i përditshëm, por kur kemi të bëjmë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.

Përdorimi i vajit të ullirit
Një aleat i mirë për duart është vaji i ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit, prandaj në fund të ditës duhet t’i masazhojmë për t’i mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri e mjaltë dhe pak qumësht apo kos.

Vaj kokosi
Mes kremrave, është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi janë të pasura me veti të shumta që parandalojnë plakjen e parakohshme, gjithashtu dhe vaji i bajames është i pasur me vitaminë E.

Masazhoni duart
Para se të flini duhet të masazhoni lehtësisht duart, duke bërë të mundur që vaji të depërtojë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.