AKTUALITET

Moti i keq, pezullohet mësimi në 280 shkolla. Priten shumë reshje dëbore

15:24 - 09.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 280 shkolla në gjithë vendin nuk është zhvilluar mësim, si pasojë e motit të keq. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nisur nga situata atmosferike në vendin tonë njofton se disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla.




Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, është pezulluar mësimi për sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar.

Ndërkohë kreu i ARRSH, Afrim Qendro nga Qafë Thana ku ishte së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako, i bëri apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kodin rrugor.

“Shoferët të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë. Të shmangin lëvizjet në orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes. Situata do jetë e vështirë, reshjet e bores do vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Kemi të bëjmë me një situata jo të zakonshme dimri. Në mbrëmje do ketë ngrica dhe drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes. Firmat duhet të zbatojnë kontratën dhe ato që nuk hapin rrugët do kenë penalitete”.

Afrim Qëndro përmendi si ndër me problematiket rrugët Gjirokastër-Kakavijë dhe Elbasan-Qaf Thanë por pa lënë mënjanë edhe rrugën që të cojnë drejt Bulqizës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.