BOTA

Washington Times: 2018 – Një vit shumë i rëndësishëm për rezistencën iraniane

15:20 - 09.01.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga L. Todd Wood




2018 ishte një vit me rëndësi madhore për Republikën Islamike të Iranit, dhe specifikisht për Rezistencën Iraniane apo Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

 Pas tradhëtisë shkatërruese nga administrata Obama gjatë kryengritjeve të 2009-ës, dhe si rezultat i kësaj, pas ndihmës që iu dha makinerisë së terrorit të mullahëve nga Valerie Jarret e të tjerë, ardhja e politikës së administratës Trump që ka për qëllim ta kthejë përmbys hegjemoninë që kërkon të ketë Irani në Lindjen e Mesme dhe agjendën e tij bërthamore, ka qenë bekim për përpjekjet për ta rrëzuar këtë regjim vrasës. Politikat  e qarta të Shtëpisë së Bardhë Trump janë një ndryshim i mirëpritur për të gjithë ata që vlerësojnë lirinë dhe një botë në paqe.

 PMOI e ka shfrytëzuar në maksimum këtë ndryshim të madh politike dhe i ka dhënë shtysë një kryengritjeje të gjerë nëpër Iran, ku mbi 1,000 njësi rezistence marrin pjesë në të gjitha qytetet. Regjimi është kundërpërgjigjur me një represion të tmerrshëm por PMOI/MEK nuk lëkundet në përpjekjet e saj për të sjellë demokracinë dhe një Islam tolerant në Iran.

 Mohammad Mohaddessin, kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, deklaroi, “Viti 2018 ishte viti i vazhdimit të protestave nga njëra anë, dhe i rikthimit të sanksioneve nga ana tjetër. Mesazhi i 2018-ës ishte se, pavarësisht ashpërsimit të represionit, duke përfshirë frikësimin dhe arrestimin e mijëra protestuesve, regjimi nuk mundi t’i ndalte protestat dhe grevat mbarëkombëtare, të cilat demonstruan vendosmërinë e patundur të popullit iranian për ta përmbysur teokracinë sunduese dhe për të themeluar një demokraci. Mullahët nuk kanë qenë kurrë kaq të dobët, të brishtë, e të cenueshëm. Ata janë të izoluar brenda vendit dhe jashtë. Në këto rrethana, përmbysja e regjimit nuk ka qenë kurrë kaq e prekshme. Në 2018-ën, udhëheqësit e regjimit, duke përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, Hassan Rouhani-n dhe komandantin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, vazhdimisht e kanë pranuar dhe kanë shprehur shqetësim për rolin e MEK dhe të ‘njësive të rezistencës’ në organizimin dhe drejtimin e protestave. Ata kanë shprehur gjithashtu ankth për popullaritetin që MEK ka mes grave dhe të rinjve.

 “Regjimi klerikal gjendet në një situatë pa rrugëdalje nga moria e krizave me të cilat po përballet. Situata do të përkeqësohet në 2019-ën. ‘Njësitë e rezistencës’ po rriten në sasi e cilësi me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Tani që politika e paqësimit u hoq qafe, sanksionet janë duke patur një impakt paralizues mbi regjimin, gjë që shpjegon ashpërsimin e grindjeve mes grupeve brenda tij. Atyre po u mbaron koha.”

 Gjithashtu, Amnesty International nxori më në fund një raport të shumëpritur mbi vrasjen masive që regjimi kreu kundër lëvizjes, ku mijëra të burgosur politikë u ekzekutuan brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke ua kaluar edhe vrasësve të Hitlerit  për sa i përket efektshmërisë. Ndonëse Amnesty thotë që janë vrarë mbi 5,000 njerëz, numri i vërtetë, sipas burimeve të tjera të besueshme, i afrohet më shumë 30,000 viktimave. Megjithatë, ky numër është vetëm një pjesë e mbi 120,000 vrasjeve që regjimi ka kryer kundër kësaj lëvizjeje që nga ngjizja e saj.

 Raporti titullohet “Sekrete të Lagura me Gjak: Pse Masakrat e Iranit nëpër Burgje në Vitin 1988 Janë Krime në Vazhdim Kundër Njerëzimit.”

 “Duhet një fushatë madhore e presionit publik, duke përfshirë një shtytje të fortë ndaj OKB-së nga Shtetet e Bashkuara, për ta detyruar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së të nisë një hetim të pavarur mbi këtë masakër, dhe t’ia referojë Këshillit të Sigurisë dosjen e masakrës së 1988-ës dhe abuzimet e tjera të regjimit me të drejtat njerëzore për marrjen e masave ndëshkimore kundër udhëheqësve të Teheranit,” tha Ali Safavi, një zyrtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit me bazë në Paris.

 Teksa e shkruajmë këtë artikull, greva e protesta po bëhen në mbarë Shtetin e vërtetë Islamik, Iran. Regjimi do të vazhdojë të përpiqet që ta ndalojë revolucionin e ardhshëm me të vetmen gjë që ka për të ofruar – vdekjen. Viti 2019 duket se do të jetë një vit edhe më monumental për shpresat e paqes në këtë rajon të trazuar të botës.
Marrë nga Washington Times


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.