AKTUALITET

Beskida Aliaj: Si të aplikoni për vizë pune në Itali, hapat që duhen ndjekur

15:10 - 10.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë për një vizë pune në Itali, tashmë mund të njihen me kushtet dhe dokumentacionin që nevojitet për të punuar në këtë shtet. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, drejtuesja e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj tregon kriteret dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët. Ajo shton se kërkesat mund të paraqiten duke filluar nga tre muaj përpara udhëtimit të parashikuar; në një kohë që viza do të lëshohet me vlefshmëri nga data e fillimit të marrëdhënies së punës. Aliaj rekomandon që takimi të caktohet në një datë të përshtatshme përpara datës së nisjes e shton se të gjitha dokumentet dhe deklaratat e hartuara në gjuhë shqipe të lëshuara nga autoritetet lokale, duhet të jenë të përkthyera në gjuhën italiane dhe të apostiluara nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare. Drejtuesja e patronatit INAS thekson më tej se prej 1 janarit të këtij viti nuk do të jetë e nevojshme që të kërkohet legalizimi i përkthimit pranë autoriteteve konsullore italiane në Shqipëri.




A do të ketë ndonjë lehtësim procedurash në vitin 2019 për emigrantët shqiptarë në Itali?
Ashtu si ka njoftuar edhe ambasada e Italisë në Tiranë, për t’u ofruar një shërbim më të mirë shtetasve në aspektin ekonomik dhe në lidhje me lehtësimin e procedurave, duke filluar nga data 1 janar 2019, do të vendoset vula apostile edhe për përkthimet e njohura. Për të qenë të vlefshme në Itali, dokumentet e lëshuara nga Autoritetet shqiptare në Shqipëri duhet të jenë të pajisura me vulë apostile të dyfishtë të vendosur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë: mbi dokumentin origjinal në gjuhën shqipe dhe mbi përkthimin në e njohur në gjuhën italiane. Pra, nuk do të jetë e nevojshme që të kërkohet legalizimi i përkthimit pranë autoriteteve konsullore italiane në Shqipëri.

Cila është procedura që duhet ndjekur për legalizimin e përkthimeve?
Përkthimi do të kryhet nga një përkthyes i njohur firma e të cilit eshtë depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Përkthyesi do të vendosë në përkthim këtë diciturë: “Deklarohet se ky përkthim është i njëjtë me tekstin origjinal në gjuhën shqipe dhe se është kryer nga “Emri dhe Mbiemri”, përkthyes i njohur i akredituar pranë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare.” Do të vendoset firma dhe vula e përkthyesit të njohur. Në bazë të nenit 65 të Ligjit nr. 7829 datë 01.06.1994, një noter shqiptar do të deklarojë vërtetësinë e nënshkrimit dhe statusin ligjor të përkthyesit të njohur. Mbi dokumentin dhe përkthimin do të vendoset vula “apostile” nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Dokumenti origjinal i pajisur me apostile dhe i shoqëruar nga përkthimi po ashtu i pajisur me apostile, mund të paraqitet pranë Autoriteteve italiane në Itali.

A do të ketë kosto më të ulët kjo procedurë?
Procedura e re do të ketë kosto më të ulët se shifra 3030 lekë që kushtonte më parë ndërsa koha e marrjes së shërbimit do të jetë më e shkurtër. Kujtojmë se shtetasit shqiptarë kanë gjithsesi mundësi që të kryejnë përkthimin zyrtar të dokumenteve nga përkthyes të njohur në Itali.

Si mund të kryhet aplikimi për një vizë pune në shtetin italian?
Kërkesat mund të paraqiten duke filluar nga tre muaj përpara udhëtimit të parashikuar; viza do të lëshohet me vlefshmëri nga data e fillimit të marrëdhënies së punës. Rekomandohet që takimi të caktohet në një datë të përshtatshme përpara datës së nisjes. Formularët për kërkesën për vizë dhe modulet në përdorim mund të shkarkohen nga site i Ambasadës ëëë.ambtirana.esteri.it (në veçanti konsultoni sektorët “viza” dhe “modulistikë”) si dhe shpërndahen pa pagesë në hyrje të Kancelarisë Konsullore.

Cili është dokumentacioni që duhet të paraqesin të interesuarit?
Dokumentacioni që duhet të paraqitet për kërkesën e vizës për punësim përfshin: formularin e kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur); pasaporta e vlefshme (skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet); një fotokopje e pasaportës; 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser; certifikatë personale me apostile dhe përkthim në italisht (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar kompetencën territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës).

A duhet të përkthehet në italisht dhe të ketë vulën apostile dokumentacioni i sipërpërmendur?
Të gjitha dokumentet dhe deklaratat e hartuara në gjuhë shqipe të lëshuara nga autoritetet lokale, duhet të jenë të përkthyera në gjuhën italiane dhe të apostiluara nga Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare. Certifikatat e gjendjes civile duhet të jenë të lëshuara nga jo më shumë se 6 muaj.

Në momentin që individi dorëzon dokumentacionin, a është i garantuar lëshimi i vizës?
Përfaqësia Diplomatike ose Konsullore ka të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë në rast nevoje. Nënvizohet se paraqitja e dokumentacionit të kërkuar nuk sjell domosdoshmërisht lëshimin e vizës.

Procedura për legalizimin e përkthimeve

Përkthimi do të kryhet nga një përkthyes i njohur firma e të cilit eshtë depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Përkthyesi do të vendosë në përkthim këtë diciturë: “Deklarohet se ky përkthim është i njëjtë me tekstin origjinal në gjuhën shqipe dhe se është kryer nga “Emri dhe Mbiemri”, përkthyes i njohur i akredituar pranë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare.”
Do të vendoset firma dhe vula e përkthyesit të njohur.
Në bazë të nenit 65 të Ligjit nr. 7829 datë 01.06.1994, një noter shqiptar do të deklarojë vërtetësinë e nënshkrimit dhe statusin ligjor të përkthyesit të njohur.
Mbi dokumentin dhe përkthimin do të vendoset vula “apostile” nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Dokumenti origjinal i pajisur me apostile dhe i shoqëruar nga përkthimi po ashtu i pajisur me apostile, mund të paraqitet pranë Autoriteteve italiane në Itali.

Dokumentacioni për kërkesën e vizës

Formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur);
Pasaporta e vlefshme (skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet);
Një fotokopje e pasaportës; 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser;
Certifikatë personale me apostile dhe përkthim në italisht (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar kompetencën territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.