Kronikë

Dëbora shemb strehën e një karburanti, vdes 47-vjeçari

19:54 - 10.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet e borës kanë sjellë viktimën e parë. Në hyrje të qytetit të Shkodrës, bora ka shembur strehën e një karburanti, ku si pasojë një person ka humbur jetën.




Sipas policisë viktima është shtetasi Tonin Loci 47 vjeç. Ndërkohë, po punohet për nxjerrjen e trupit të viktimës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorise se Pergjithshme të Emergjencave Civile duke marre shkas nga ngjarje iu bën thirrje te gjithë subjekteve private, banoreve dhe qytetareve, ne te gjitha zonat e prekur nga dëbora, të cilët disponojnë banesa ose biznese të mbuluara me çati jo rezistente, ose të papërshtatshme me mbajtjen e peshës së dëborës, të marrin masa të menjehëreshme pëe pastrimin e tyre me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.