SPORT

Ish-portieri i Meksikës dënohet me 75 vjet burg

11:48 - 10.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Omar Ortiz Uribe ishte një ndër lojtarët më të mirë që Kombëtarja e Meksikës ka pasur në gjirin e saj. I njohur si “El Gato”, ish-portieri ka përfunduar në burg, me një dëmin prej 75 vitesh. Gjykata e drejtësisë në Meksikë ka vendosur që pas 7 vitesh të kaluara nga Omar në burg, më në fund të jepet gjykimi për 42-vjeçarin. Ai do të jetë i burgosur në shtetin e Nuevo Leon, në burgun e ferrit, “Cereso Cadereyta”. Pas një dënimi të marrë në vitin 2010-të për skualifikim, pasi kishte përdorur doping, në 2012-tën ai përfundonte skualifikimin dhe ishte gati që të futej në botën e futbollit përsëri.




Por, policia e ka vënë në pranga për pjesëmarrjen e tij në një bandë grabitësish dhe rrëmbyesish. Drejtësia meksikane ka provuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në të paktën 3 rrëmbime nga Ortiz, duke përfshirë edhe atë të një vajze të mitur. Gjatë procesit të gjatë hetimor u zbulua se Ortiz ishte në borxh ndaj kartelit kriminal “Gulf”, për shkak të përdorimit të bollshëm të kokainës. Tashmë në moshën 42-vjeçare, duket se ai do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burgun e ferrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.