SHËNDET

Këto janë 3 ushqimet që nuk duhet t’ia jepni fëmijës

12:12 - 10.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa nëna mendojnë se mund t’u japin çfarëdolloj ushqimi foshnjave të tyre. Kurse sipas mjekëve janë tri lloje ushqimi, që një nënë nuk duhet t’i japë kurrë.




Në vendin e parë renditen pijet me gaz. Këto pije përmbajnë sasi të shtuara të sheqerit, janë të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2 si dhe me sjellen agresive tek fëmijët.

Në vendin e dytë renditet mjalti. Pak e vështirë për t’u besuar, por derisa fëmija juaj të arrijë moshën 2 vjeçare nuk duhet të konsumojë mjaltë, kjo sepse përmban një bakter toksik, i cili mund të shkaktojë edhe sëmundje vdekjeprurëse.

Në vendin e tretë renditet, qumështi i papasterilizuar. Në fakt të gjithë mendojmë se qumështi i papasterizuar është më i shëndetshëm, por mos ua jepni kurrë fëmijëve.

Kjo sepse aparati i tyre tretës nuk mund të veprojë mbi disa elemente, kështu që nuk do të mund ta tresin ashtu siç duhet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.