EKONOMI

Kush është zëvendësguvernatorja e re e Bankës së Shqipërisë

11:40 - 10.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luljeta Minxhozi është zgjedhur nga Këshilli Mbikëqyrës në funksionin e zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë. Prof. Dr. Luljeta Minxhozi është diplomuar në degën Ekonomi Politike në Universitetin e Tiranës. Në 1990 fiton Gradën Shkencore Kandidat i Shkencave në Universitetin e Tiranës e më pas, në vitin 1993 fiton Gradë Shkencore në Milano. Në vitin 1996 merr gradën shkencore “Doktor” ndërsa në vitin 1999 fiton titullin “Profesor i Asociuar” . Prej vitit 2011 mban titullin shkencor “Profesor”. Prof. Dr. Luljeta Minxhozi ka një eksperiencë të gjerësi pedagoge për lëndët e ekonomikut në Shqipëri, Danimarkë e Itali. Referuar njoftimit të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2018 dhe miratoi programin e punës për vitin 2019, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.




Një vendim tjetër i miratuar është ai për disa ndryshimeve në rregulloren “Për kapitalin rregullator të bankës”. “Këto ndryshime synojnë përafrimin e vazhdueshëm të kërkesave të Bankës së Shqipërisë, me kërkesat e Bazel III, për raportet e kapitalit. Kështu, raportet minimale (përkatësisht të kapitalit bazë të nivelit të parë dhe kapitalit të nivelit të parë) do të përshtaten në mënyrë përpjesëtimore me nivelin minimal të kërkuar të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit (12%)” njofton Banka e Shqipërisë. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.